Real-Bayern, zbulohen formacionet e finales së parakohshme në Champions
Dueli mes Real Madrid dhe Bayern Munich në çerekfinalet e këtij sezoni të Champions League konsiderohet si një “finale e parakohshme”, duke pasur parasysh peshën dhe historinë e dy klubeve në arenën europiane.
Skuadra madrilene, edhe pse nuk po kalon një nga periudhat më dominuese të saj, vijon të mbetet një forcë e frikshme në këtë kompeticion, ku ka ndërtuar një traditë suksesi ndër vite. Në një duel klasik ndaj bavarezëve, “Los Blancos” synojnë të konfirmojnë edhe një herë statusin e tyre si specialistë të Ligës së Kampioneve.
Nga ana tjetër, Bayern vjen në këtë përballje me moral të lartë, falë paraqitjeve bindëse në kampionatin vendas. Forma e shkëlqyer e bavarezëve i bën ata një rival serioz, teksa objektivi është i qartë: rikthimi te trofeu më i rëndësishëm për klube në Europë.
Një sfidë mes dy gjigantëve që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione, duke justifikuar pritshmëritë për një përballje të denjë për një finale.



