15-25 vjeç që përdorin drogë, sociologu: Të ndalim “rrugën pa kthim”

Në Shqipëri ka një shtim të numërimit të të rinjve nga 15 deri në 25-vjeç që përdorin lëndë narkotike. “Tendencat janë të dukshme. Zgjerimi i përdorimit të drogërave, intensiteti i përdorimit në zgjerim dhe pasojat vijnë duke u zmadhua”, thotë sociologu Gëzim Tushi për Ora News.

Këto statistika tregojnë se një nga plagët e shoqërisë shqiptarë është pikërisht përdorimi i lëndëve narkotike të grupmoshat e reja. “Përdorimi i drogës ka kosto dhe në përgjithësi familjet nuk e përballojnë dot, dhe kjo bën që fëmijët në kërkesën për të siguruar dozat e nevojshme që vijnë duke u rritur do kërkojnë paratë, fillimisht do vjedhin në shtëpi dhe më pas hyn në rrugën e kriminalitetit”.

Institucionet fokusohen te politikat rehabilituese të rasteve, por zgjidhja më e mirë dhe më ndoshta më pak e kushtueshme do të jetë parandalimi i përdorimit të lëndëve narkotike. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë periudhës janarë maj 2021 janë kapur 1141 persona që shpërndanin lënëdë narkotike në qytet. Blutë kanë bërë të mundur të sekuestrojnë 196,11 kg kokainë, dhe 0.37 kg heroinë, të cilat shpërndaheshin në doza brenda qyteteve.

SHKARKO APP