15 arsye pse duhet ta vizitoni Shqipërinë? Na e thotë Alexander Waltner

Sezoni veror po vjen, megjithëse dimri u duk më i gjatë se kurrë më parë. Ditët e lodhshme në punë, stresi, zhurmat, problemet ekonomike, sociale etj, janë gjëra që na shoqërojnë të gjithëve. E sigurisht kush nuk mendon dhe pret me padurim pushimet e verës. Në fund të fundit të gjithë e meritojmë, për arsye që përmenda pak më sipër, dhe jo vetëm.

Ndonjëhërë duhet dikush i huaj të na rradhisë arsyet pse Shqipëria është tmerrsisht e bukur, e bekuar dhe me gjitha komponentet. E këtu e kam fjalën për xhevahiret që na ka dhuruar nëna natyrë. Jetojmë këtu, dimë thuajse cdo problem, nuk na pëlqejnë njerëzit që na qeverisin për mijëra arsye, dhe për këtë arsye nuk shohim asgjë pozitive.

Ne mund të themi se e kemi vizituar Rivierën e bukur shqiptare dhe plazhet e saj, por në përgjithësi, është kryesisht e pa eksploruar, dhe ky është lajm i mirë.

Alexander Waltner një bloger i njohur i Swedish Nomad ka thënë: Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! Unë e vizitova atë vitin e shkuar dhe u dashurova pas saj. Është një nga vendet e mia të preferuar deri më tani, dhe këtu janë 15 arsyet pse të gjithë duhet të vizitojë Shqipërinë.

Sipas Waltner Shqipëria është ende një vend relativisht i pashkelur. Ndërsa njerëzit i përshkruan si mjaft miqësorë, të cilët thotë ai, edhe nëse nuk dinë një gjuhë të huaj për të komunikuar me ju, ata dinë të komunikojnë e ju udhëheqin mjaft mirë përmes buzëqeshjes. “Kam vizituar mbi 40 vende dhe shqiptarët janë njerëzit më miqësorë që kam takuar”, shprehet Waltner.

Shqipëria, ka disa nga plazhet më të mira në Evropë. “Ka diçka që i përshtatet të gjithëve. Nëse ju preferoni gjiret ranore, plazhet me guralecë, plazhet e izoluar apo të gjallë. Shqipëria i ka të gjithë”, thotë Waltner.

Ndër arsyet se pse duhet patjetër

të vizitoni Shqipërinë, Waltner, rendit edhe çmimet e lira, gjë që ne ankohemi shpesh. “Kur ju vizitoni Shqipërinë, ju mund të mburreni pa thyer banka. Çmimet janë të paktën sa gjysma e çmimeve në pjesën tjetër të Evropës, duke e bërë të lehtë për të marrë një vlerë të mirë për paratë tuaja”, shprehet Waltner.

Blogeri, më tej thotë se në qoftë se arsyet e mësipërme nuk ishin të mjaftueshme, unë mund t’ju them se ka plot perla të pazbuluara nëse ju do të shkelni në rrugë të parrahura. “Vetëm 15 minuta me makinë nga Ksamil kemi gjetur një gji të bukur me ujë. Gjiri ishte pa njerëz”.

Por, Shqipëria nuk ka vetëm plazhet, Waltner po ashtu zbulon se ka gjithashtu liqene dhe po ashtu vende të bukura të cilat mund ti shijosh përmes ecjeve në këmbë.

Ushqimi në Shqipëri është një tjetër arsye që duhet vizituar ky vend. Përveç ushqimeve tradicionale, Waltner rekomandon se mund të shijosh edhe ushqimet italiane dhe ato greke. Ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni janë fërgesa, tava e kosit, byreku, specat me gjizë, etj.

Waltner gjithashtu sugjeron vendet që duhet të vizitoni në Shqipëri si, Tirana, Ksamili, Saranda,Butrinti, Syri i Kaltër, Liqeni i Ohrit, Shkodra, Gjirokastra, Parku Kombëtar i Valbonës, etj.

Kompanitë e udhëtimit nga vendet nordike, po ofrojnë tashmë fluturime dhe paketa direkte drejt Ksamilit dhe Sarandës, çka do të thotë se më shumë turistë janë në rrugën e tyre për në Shqipëri për të eksploruar të gjitha perlat e fshehura shqiptare.

Përshtati: Jonida Halili /Folshqip.al/

SHKARKO APP