15 avokatë thyejnë vendimin për bojkot, pezullohet nga detyra Nexhip Dauti

Bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, e kanë thyer 15 avokatë. Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës ka pezulluar nga detyra për 3 muaj avokatin Nexhip Dauti, ndërsa po vijon shqyrtimi për 14 të tjerë.

Siç ishte paralajmëruar, avokatët që thyen vendimin për bojkot do t’i nënshtrohen masave disiplinore për ndëshkim me gjobë, pezullim license deri në propozim për heqje license.

Nesër në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve para Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore, edhe pse kjo hartë do ti shkojë qeverisë për miratim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?