15 raste të reja me Covid-19, mbyllet Call Center në Tiranë

Inspektoriati Shterëror Shëndetësor mbyll Call Center ku u regjistruan 15 raste të reja me Covid-19.

Gjatë përditësimit të të dhënave për situatë e Covid-19 në vend, Minstria e Shëndetësisë njoftoi se rastet në Call Center ishin kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

Pas fasonerive, Call Center janë institucionet që kanë më të ekspozuara ndaj përhapjes së koronavirusit. Pjesa më e madhe e të infektuarve në Shqipëri janë pikërisht nga fasoneritë dhe call center.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 24 orët e fundit u shënuan 25 raste të reja duke e çuar në 1,029 numrin total të të infektuarve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pacient 69-vjeçar humbi jetën, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 33 gjithsej ne vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?