15 vite burg kush thyen karantinën, Fuga: Amani more, mos na bëni lotët e botës, edhe avokati më budalla…
Akademiku Artan Fuga ka dalë kundër vendimit të qeverisë për të ashpërsuar Kodin Penal, duke dënuar me 15 vite burg ata që shkelin masat dhe infektojnë me qëllim të tjerët.
Sipas Fugës, “edhe avokati më budalla në Shqipëri do ta bënte trupin gjykues të djersinte me oratorinë e tij që do ta fitonte pa një pa dy gjyqin”.
Fuga theson se ata që do të dënoheshin do të bëheshin milionera me taksat tona duke e hedhur në Strasburg, dhe fton politikanët që të gjejnë ndonjë lojë tjetër këto ditë.
“Te dënohet 10 ose 15 vjet burg ai që infekton të tjerët me qëllim?
Edhe avokati më budalla në Shqipëri do ta bënte trupin gjykues të djersinte me oratorinë e tij që do ta fitonte pa një pa dy gjyqin! Ata që do të dënoheshin do të bëheshin milionera me taksat tona duke e hedhur në Strasburg çështjen me dosjen e titulluar : Qenan K. kundër Shqipërisë!
Amani more mos na bëni lolot e botës!
Amani more se nuk jemi akoma Hungari :
Gjeni ndonjë lojë tjetër për të shtyrë karantinën se nga pak budallenj jemi bërë të gjithë!”, shkruan Fuga në një postim në rrjetet sociale.