15-vjet Komandë e Doktrinës dhe Stërvitjes; Kodheli: Të ecim para

Forcat e Armatosura kanë festuar sot 15-vjetorin e themelimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, e cila organizon dhe drejton përgatitjen, arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm të oficerëve, nënoficerëve dhe civilëve në Forcat e Armatosura.

E pranishme në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi rëndësinë që ky institucion ka për FA, duke u renditur përkrah tre forcave kushtetuese.

Në fjalën e saj, Kodheli falenderoi gjithë brezat e punonjësve të arsimimit ushtarak, që ndër vite edukuan breza të tërë ushtarakësh, për të qenë pjesëtarë të denjë të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ky përvjetor e gjen këtë institucion përballë sfidave të reja, të cilat ministrja Kodheli u kujdes t’i vinte në dukje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dua ta vë theksin në dy mundësi të arta që FA kanë për t’i ofruar ekspertizë shqiptare të gjitha vendeve aleate e atyre partnere. Së pari, Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky kurs vazhdon të jetë vetëm “I Listuar nga NATO”. Pres nga drejtuesit e KDS që të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të ngritur nivelin e këtij kursi, për të përmirësuar kushtet e kurrikulat, e gjithçka tjetër e nevojshme për ta akredituar këtë kurs nga Komanda e Aleancës për Transformim”, deklaroi Kodheli.

Një tjetër pikë ku ajo u ndal ishte Qendra e Ekselencës për të adresuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë.

“I kemi kaluar etapat e nevojshme në dimensionin politik të NATO-s. Kemi mbështetjen e shumë vendeve aleate dhe kemi nisur negociatat për ta akredituar si qendër ekselence të NATO-s. Është pikërisht puna juaj, të nderuar punonjës të KDS, që duhet të na nderojë edhe në planin ndërkombëtar”, nënvizoi ministrja.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?