150 policë në burgje, kapen me dëshmi penaliteti false

Pas lajmit se do të ketë një verifikim të policëve të burgjeve, sot kanë dalë problemet e para. Mësohet se nga verifikimi i punonjësve të policisë së burgjeve, 150 prej tyre kanë dalë me dëshmi penaliteti false.

Sipas Panoramës, verifikimin e ka bërë Drejtoria e Burgjeve dhe plot 150 punonjës kanë dorëzuar dëshmi të falsifikuar penaliteti.

Kujtojmë se gjithsej janë 3700 policë burgjesh. Pritet ditët në vijim të shihet nëse do të merret masë ndaj këtyre punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?