Rama: Harta e vitit 1455 e Bartolomeo Paretos i shtohet Muzeut Kombëtar ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë është pasuruar me një objekt me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare dhe europiane: hartën origjinale të vitit 1455, të hartografit Bartolomeo Pareto, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj harte. Dokumenti unik vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar ndikimin dhe peshën që figura e heroit kombëtar shqiptar kishte në oborret mbretërore të Europës dhe në botën e krishterë të kohës.

”Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë i është shtuar një tjetër pasuri me vlerë kombëtare dhe europiane: harta origjinale e Bartolomeo Paretos, e vitit 1455, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV, e cila e vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar se figura e tij kishte një rëndësi të madhe në oborret mbretërore të Europës dhe të botës së krishterë”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?