150 shqiptarë rrezikojnë jetën për të emigruar në Angli
Në afërsi me brigjet britanike, janë 150 Shqiptarë të cilët kërkojnë mbështetje për tu sistemuar në Francë. Të cilësuar si të dëshpëruar, kampi i shqiptarëve është i ngritur në një shkëmb e ku përballë ka detin, që për pak sa nuk i mori jetën. Është gazetari i “Channel 4 News”, ai i cili ka realizuar një reportazh në këtë kamp, ku ka takuar nga afër emigrantët shqiptarë të cilët flasin një anglishte me nivel.
Në artikull, ai shkruan se: “Një grup prej rreth 150 emigrantë shqiptarë janë strehuar në kampe me tenda në shkëmbinjtë në Dieppe në bregdetin verior të Francës”.
Kampi i cilësuar nga gazetari i përngjan një xhungle, e cila është duke u shkatërruar. Channel 4 News ka gjetur dhjetëra të rinj shqiptarë, të cilët fjetur në tenda në bregdetin jashtë qytetit. Ata thanë se çadrat e tyre ishin goditur nga shkëmbinjtë që binin. Në këtë kamp, një 20 vjeçar i quajtur Landi, i tha gazetarit Paraic O’Brien, se: “Nuk kërkon diçka të veçantë. Vetëm të shkoj në punë çdo ditë, të kthehem në shtëpi, të flas me miqtë e mi në internet. Asgjë e veçantë”.
Channel 4 News raportoi se kontrabandistët janë akuzuar se ju merrnin emigrantëve të paktën 7,000 dollarë për ti sjellë ata në Britani.
O’Brien gjithashtu foli me një emigrant shqiptar në Dieppe të cilët ishin dëbuar nga Southampton. Channel 4 vonë njoftoi se Këshilli i qytetit Dieppe kishte ofruar për të lejuar emigrantët të qëndrojnë në stacionin e trenit të qytetit gjatë natës. Në fundjavë një anije që mbante 18 emigrantëve shqiptarë, duke përfshirë edhe dy fëmijë, u shpëtua pas shumë vështirësive.
Përshtati: Redjon Shtylla
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GJ0ETNUz1tg” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

