1500 euro për një dëftesë të shkolles së mesme, Prokuroria çon për gjykim 4 zyrtarë

akuzuara për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimi i prokurorisë së Fierit, bazuar në informacionin e referuar nga Policia e Shtetit, rezulton sei Faik Beqaj, në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.

Ndërsa shtetaset Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj, specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi, pavarësisht se e kanë pasur detyrë funksionale, nuk kanë kryer asnjë verifikim lidhur me vërtetimet që ka dërguar pranë kësaj drejtorie shtetasi Faik Beqaj, në cilësinë e drejtorit të gjimnazit “Adem Vrapi”.

Më poshtë mund të lexoni materialin e plotë të Prokurorisë:

PROKURORIA FIER K E R K E S E PER GJYKIMIN

 

 TE PANDEHUR:

1.Faik Beqaj, lindur me 1964, hetuar me mase sigurimi “arrest ne burg”

Akuzuar :    Per veprat penale  “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funskione publike” parashikuar nga neni 259  i K.Penal, “Fallsifikim i dokumentave shkollore”, nga personi qe e ka per detyre , parashikuar nga neni 187/2 i K.Penal, 12 (dymbedhjete) here.

2.Valbona Mitro , lindur me 1971, hetuar nen masen e sigurimit personal “ arrest ne burg” ne mungese

Akuzuar : Per vepren penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim , parashikuar nga neni 248-25  K.Penal;

3 Mirela Emiri , lindur me 1968, hetuar nen masen e sigurimit personal “Ndalimi dhe detyrimi i qendrimit ne nje vend te caktuar ”  

Akuzuar : Per vepren penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim , parashikuar nga neni 248-25  K.Penal;

4. Manushaqe Durmishaj , lindur me 1962 hetuar nen masen e sigurimit personal “Ndalimi dhe detyrimi i qendrimit ne nje vend te caktuar  ”  ka rezultuar se:

Akuzuar : Per vepren penale “Shperdorim i detyres” ne bashkepunim , parashikuar nga neni 248-25  K.Penal;

Se Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare , Fier , ka regjistruar me date 05.03.2014 , procedimin penal per veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” , “Fallsifikim i dokumentave shkollore” parashikuar perkatesisht nga nenet 259 dhe 187/2 te K.Penal.

Ky regjistrim i referohet faktit te referuar nga policia gjyqesore ,  se i pandehuri  Faik Hysen Beqaj , duke qene ne detyren e  Drejtorit te  Shkolles se  Mesme “Adem Vrapi” Roskovec,, kundrejt marrjes se shumave  1000 apo 1500 euro, leshon vertetime  shkollore te fallsifikuara  per persona te ndryshem, te cilet nuk e kane ndjekur realisht kete shkolle. Keto veprime te kunderligjshme , i pandehuri  Faik Beqaj, rezulton t’i kryeje , ne saje te moskryerjes se rregullt te detyres , nga ana e punonjeseve te Drejtorise Arsimore , Fier , te ngarkuara me verifikimin e ketyre vertetimeve, dhe qe jane te pandehurat , Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri. 

Nga veprimet hetimore te kryera ne funksion te ketij procedimi , u provua plotesisht se:

I pandehuri  Faik Beqaj , ka perpiluar vertetim notash  te fallsifikuar,  per shtetasit:

1-E.RR, lindur me 1982 ne Vlore dhe banuese ne Vlore . Vertetimi eshte leshuar me  date 10.11.2014 dhe verteton faktin e paqene se shtetesja E.RR , ka mbaruar shkollen e mesme “Adem Vrapi” ne periudhen 2000-2001.

Ky vertetim i fallsifikuar eshte konfirmuar nga ana e punonjeseve te Drejtorise Arsimore Fier, Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri, te cilat me kete rast kane perpiluar dhe nenshkruar me shkresen date 13.03.2014 “Verifikim i dokumentacionit  per legalizim per Mash”

2- A.SH , lindur me 1984 ne Durres dhe banues ne Durres. Nga ana  e te  pandehuri Faik Beqaj , eshte perpiluar  Vertetim notash date 18.03.2014  , me ane te te cilit vertetohet se ky shtetas ka mbaruar shkollen e Mesme  “Adem Vrapi” ne periudhen 2001-2002 .

Ky vertetim i fallsifikuar, eshte konfirmuar edhe nga ana e punonjeseve  te Drejtorise Arsimore Fier Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri,  te cilat me kete rast kane perpiluar dhe nenshkruar ,  shkresen date 20.03.2014 “Verifikim  i dokumentacionit  per legalizim per Mash” ;

3. R.L , lindur me 1981 ne Burrel dhe banues ne Burrel , vertetim notash dt 09.11.2013 me ane te te cilit vertetohet se ky i fundit ka mbaruar shkollen e mesame “Adem Vrapi” ne periudhen 2002 – 2003.

Ky vertetim i fallsifikuar eshte konfirmuar edhe nga ana e dy punonjeseve te Drejtorise Arsimore Fier, Valbona Mitro dhe Mirela Emiri, me shkresen date 11.03.2014 “Verifikim  i dokumentacionit  per legalizim per Mash” ;

(Nga kqyrja e regjistrit te amzes , rezulton qe shtetasi R.L te jete bere pjese e  regjistrit i cili paraqet nxenesit qe i perkasin vitlindjeve pas vitit 1990 kur ne fakt shtetasi Roland Lela rezulton i vitit  1981) . 

4. SH.P lindur me 1981 ne Elbasan, per te cilin i pandehuri  Faik Beqaj , ka perpiluar vertetim notash dt 10.02.2014  me ane te te cilit vertetohet  fakti i paqene se shtetasi Shkelqim Pashja , ka mbaruar shkollen e mesme Adem Vrapi ne periudhen 1999-2000.

Ky vertetimi fallsifikuar  eshte konfirmuar edhe nga ana e tre punonjeseve te Drejtorise Arsimore Fier Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri, te cilat me kete rast, kane perpiluar dhe nenshkruar   shkresen date 25.02.2014 “Verifikim  i dokumentacionit  per legalizim per Mash” ;

5.E.F. lindur me 1982 , per te cilin  i pandehuri Faik beqaj , ka perpiluar vertetim  notash dt 06.01.2014   me ane te te cilit vertetohet fakti i paqene se shtetasi Elvis Fetahu , ka mbaruar shkollen e mesme “Adem Vrapi” ne periudhen 2000.

 Ky vertetim i fallsfikuar, eshte konfirmuar edhe nga ana e punonjesve te Drejtorise Arsimore Fier  Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri , te cilat me kete rast kane perpiluar shkresen date 19.03. 2014 “Verifikim  i dokumentacionit  per legalizim per Mash” ;

6. .M , lindur me 1981 , lindur dhe banuese ne Peshkopi, per te cilen  i pandehuri Faik Beqaj , ka perpiluar  vertetim notash dt. 10.02.2014  me ane te te cilit vertetohet fakti i paqene se kjo  e fundit ka mbaruar shkollen e mesme “Adem Vrapi” ne periudhen 1998-1999 .

Ky vertetim i fallsifikuar  eshte konfirmuar edhe nga ana e tre punonjeseve te Drejtorise Arsimore Fier Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri, te cilat me kete rast kane perpiluar shkresen date 25.02. 2014 “Verifikim i dokumentacionit  per legalizim per Mash” ;

7. F.Ç , lindur me 1983 ne Tirane dhe banues ne Tirane , vertetim notash dt. 20.02.2014   me ane te te cilit vertetohet fakti i paqene se ky shtetas ka mbaruar shkollen e mesme “Adem Vrapi” ne periudhen 2000-2001 .

Ky vertetim i fallsifikuar eshte konfirmuar edhe nga ana e tre punonjeseve te Drejtorise Arsimore Fier ,Valbona Mitro, Manushaqe Durmishaj  dhe Mirela Emiri, te cilat me kete rast kane perpiluar  shkresen date 25.02. 2014 “Verifikim  i dokumentacionit  per legalizim per Mash”

8.  L.GJ , lindur me 1984  ne Sarande dhe banues ne Sarande, per te cilin  i pandehuri Faik Beqaj , ka perpiluar  vertetim notash dt. 12.09. me ane te te cilit vertetohet  fakti i paqene  se ky i fundit ka mbaruar shkollen e Mesme  “Adem Vrapi” ne periudhen 2001-2002. Ky vertetim i fallsifikuar eshte konfirmuar edhe nga ana e punonjeseve  te Drejtorise Arsimore Fier  me shkresen date 03.05 2014 “Verifikim  i dokumentacionit  per legalizim per Mash”.

9.K.T , lindur me 21.05.1982 ne Permet dhe banuese ne Tirane , per te cilen  i pandehuri ka perpiluar vertetimin e notave, me ane te cilit vertetohet fakti i paqene se kjo shtetase ka kryer shkollen e mesme “Adem Vrapi” , Roskovec , vertetim i cili eshte konfirmuar me pas edhe nga ana tre punonjeseve te Drejtorise Arsimore, Fier. Kete vertetim te fallsifikuar , shtetesja K.T , e ka perdorur ne shtator te vitit 2013 , ku eshte regjistruar per te vazhduar studimet e larta ne Fakultetin e Ekonomise se Tirane , me kohe te pjesshme . 

10. V.D , lindur ne 1983, per te cilin  i pandehuri Faik Beqaj ka perpiluar  vertetim notash te fallsifikuar me date 09.07.2013  , vertetim i cili eshte konfirmuar edhe nga punonjeset e Drejtorise Arsimore Fier me shkresen date 08.01.2014 “Verifikim i dokumentacionit per legalizim per Mash” .

11.E.V. , lindur me 1983, per te cilin i pandehuri Faik Beqaj , ka perpiluar vertetim date 23.10.2012 pa nr protokolli, me ane te te cilit verteton faktin e paqene se ne periudhen 2000-2001, ka perfunduar shkollen e mesme “Adem Vrapi”, Roskovec ,. 

Kete vertetim shtetasi E.V e ka perdorur me dt 19.03.2014 per t’u punesuar si punonjes sherbimi prane SHRSF Fier ;

12. L.M , lindur 1979 per te cilin i pandehuri  Faik Beqaj, ka perpiluar vertetim notash date 07.02.2013, me ane te te cilit vertetohet se ky i fundit ka mbaruar shkollen e mesme “Adem Vrapi” ne periudhen 2001-2002, nenshkruar nga Drejtori Faik Beqaj .

Nga  shpjegimet e marra nga te pandehurat  Manushaqe Durmishaj, Valbona Mitro, Mirela Emiri,  shpjegimet  e Drejtorit te Drejtorise Arsimore, Fier, rezulton i provuar fakti se keto tre punonjese kane qene te ngarkuara me verifikimin e vertetimeve  te leshuara nga Drejtoret e Shkollave perkatese dhe se kete verifikim duhet ta kryenin,duke shkuar ne shkollen perkatese dhe duke kryer ballafaqimin e te dhenave me regjistrat perkates te shkolles . Ashtu sikunder pranohet edhe nga te pandehurat  , jo ne çdo rast kryhej ky verifikim dhe ndodhte qe   te nenshkruhej nga ana e tyre ne mirebesim ndaj firmes se Drejtorit te Shkolles .

Nga kqyrja me sy te lire e regjistrit te amzes , te shkolles se mesme “Adem Vrapi”, Roskovec,  jane evidentuar minimalisht 134 raste , ku fleta e regjistrit te jete me nderhyrje, duke e kthyer regjistrin e amzes se kesaj shkolle , ne nje regjister te pavertete , pothuaj ne pjesen me te madhe te tij . Nderhyrja konsiston ne heqjen e fletes se regjistrit ku kane qene te regjistruar personat qe realisht e kane kryer shkollen dhe ngjitjen ne vend te saj te nje flete regjistri te fallsifikuar , ku ne nr e amzave te personave qe ishin me pare,  jane vendosur personat qe nuk e kane kryer realisht kete shkolle . Ky fakt  konfirmohet edhe nga akti i ekspertimit nr 10803 date 31.10.2014, sipas te cilit perveç faktit te ngjitjes se fleteve , eshte konkluduar edhe se nenshkrimet ne fund te ketyre fleteve te ngjitura , nuk i perkasin realisht personave nenshkrues ne fund te saj. Krahasuar me shkrimin e e ta pandehures Valbona Mitro, ekspertet nuk kane mundur te japin nje konkluzion te sakte , duke u shprehur se nuk mund te konkludojne nese keto flete jane plotesuar dhe nenshkruar nga ana e saj.  Duhet theksuar se nese nga ana e punonjeseve te Drejtorise Arsimore , Fier , do te kryheshin verifikimet ne vend , ashtu sikunder e kane patur per detyre (shih Udhezimi  nr 76 date 19.02.2.013  “Per legalizimin  e dokumentave zyrtare te arsimit parauniversitar ne Ministrine e  Arsimit dhe Shkences “   dhe sikunder e pasqyrojne edhe ne vete aktin e verifikimit qe plotesojne , do te konstatohej e gjithe kjo situate  e paligjshme dhe do te ishte shmangur e gjithe kjo pasoje , ku perveçse shume persona kane arritur te perfitojne ne menyre te paligjshme arsimimin qe nuk e kane kryer dhe perdoruar me pas per perfitime te tjera, po ndodh qe nje numer i njejte personash me perfituesit e paligjshem , u jane cenuar nderkohe te drejtat e ligjshme , pasi nuk figurojne me te regjistruar dhe nuk arrijne te sigurojne dot vertetimin perkates qe e kane kryer kete shkolle , duke iu bere pengese ne realizimin e nevojave te tyre. Ne kete konkluzion arrihet ,pervec te tjerash edhe nga fakti se keto nderhyrje ne regjister  , jane bere me shqitje dhe ngjitje fletesh  dhe jane  lehtesisht te dukshme me sy te lire  . Parregullsia e konstatuar ne regjistrin e amzes , do te sherbente minimalisht , per te kryer verifikimet ne librin e indeskit , regjistrin e veçante  , ku personi pretendon se ka qene.

Ky fakt penal rezultoi i provuar nga kqyrjet, sekuestrot,pergjimet , ekspertimi teknik , grafik, deklarimet e personave qe kane dijeni , deklarimet e personave nen hetim  , nga te cilat provohen  plotesisht akuzat ne ngarkim te te pandehurve .

Me konkretisht, i pandehuri Faik Beqaj , ne cilesine e Drekjtorit te Shkolles se Mesme te Bashkuar , Roskovec , dhe duke qene personi i ngarkuar me plotesimin e vertetimeve te notave , sipas kerkeses se te interesuarve , ka perpiluar me dashje disa here vertetime te tilla me permbajtje te fallsifikuar, duke bere qe ne te pakten 12 raste , 12 persona te rezultojne se e kane kryer shkollen e mesme Adem Vrapi , Roskovec  , nderkohe qe nuk e kane ndjekur kete shkolle. Ne kete menyre i pandehuri Faik Beqaj ka konsumuar te gjithe elementet juridike te vepres penale “Fallsifikim i dokumentave shkollore” , 12 here .

Po keshtu rezulton e provuar se , ne rastin e pajisjes me vertetim notash te fallsifikuar te shtetasit Vilson Dervishi , i pandehuri Faik Beqaj , ka kerkuar dhe ka marre per kete qellim,   nje shume prej 70.000 (shtatedhjetemije) lekesh nga ana e shtetasit Vilson Dervishi , duke konsumuar ne kete menyre te gjithe elementet juridike te vepres penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259 I K.Penal;

Nderkohe , te pandehurat Manushaqe Durmishaj, Valbona Mitro, Mirela Emiri, duke vepruar ne kundershtim me sa parashikon ligji per sistemin arsimor parauniversitar dhe urdhri i Ministrit te Arsimit  nr . 76 date 19.02.2.013 , qe rregullon ne menyre te detajuar , proceduren konkrete , kane mundesuar qe ne te pakten 10 raste , persona te ndryshem te pajisen me vertetime te kryerjes se Shkolles se Mesme te Bashkuar “Adem Vrapi” , nderkohe qe nuk e kane kryer ate , pra duke i sjelle atyre perfitime te padrejta , dhe duke konsumuar ne kete menyre te gjithe elementet juridike te vepres penale : “Shperdorim i detyres “ ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248 -25 te K.Penal.                                                                           

 

SHKARKO APP