Gazment Bardhi tregon pse u sulmua me molotovë vila e Enver Hoxhës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tregon pse u sulmua me molotovë ish-vila e diktatorit Enver Hoxha. Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës.

“Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive.

Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe ujëhedhës”, tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit e opozitës e kanë sulmuar godinën me një breshëri molotovësh, 54 të tillë, ndërkohë që zjarri në godinë është shuar brenda pak minutash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?