156 fëmijë në Fushë-Krujë, do të mësojnë tashmë në shkollën e re ”Iliria”
Sot me nisjen e vitit të ri shkollor 2022-2023, në ambiente të reja do të mësojnë edhe 156 fëmijët e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit ”Iliria” në Fushë-Krujë. Ky objekt arsimor është rindërtuar në kuadër të investimit prej 1 milion euro të qeverisë kroate si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit.
Postimi i plotë
Një fillim shumë i mirë i vitit shkollor për 156 fëmijët e nxënësit dhe 14 mësuesit e shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Iliria” në Fushë-Krujë, të cilët e nisën sot procesin mësimor në ambiente më të sigurta dhe tejet bashkohore.
Ky objekt arsimor është rindërtuar në kuadër të investimit prej 1 milion Euro të Qeverisë Kroate si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit (#CERS) pas tërmetit të 26 Nëntorit, 2019 dhe zbatimit nga UNDPAlbania, bazuar në dy parimet themelore gjatë procesit të rindërtimit: Rindërtojmëmëmirë dhe #Rindërtojmësëbashku:
✔️ me struktura më të forta, të cilat mund t’i rezistojnë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke mbartur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë;
✔️ klasa moderne, fusha sportive të brendshme e të jashtme;
✔️ laboratorë, bibliotekë dhe mjedise për zhvillimin e aktiviteteve kulturore;
✔️ me burime të rinovueshme dhe pajisje efiçiente ndaj energjisë;
✔️ tërësisht e aksesueshme për nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara;
✔️hapësira të posaçme për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike;
✔️me sisteme ftohjeje dhe ngrohjeje, dhomë mjeku dhe psikologu etj.
Nëpërmjet këtij partneriteti strategjik të Qeverisë Kroate dhe UNDP, rreth 4,260 banorë të komunitetit do të jenë përfituesit e këtij investimi “smart” për të ardhmen!
KOHA JONË SONDAZH

