16-vjeçarit i bllokohet 1 kg kanabis në shkollë
Opozita në vend, por në veçanti LSI-ja ka denoncuar se si po drogohen fëmijët në shkollat e vendit. Dhe rasti më i fundit, tregon se sa e rënduar është si situatë. Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona për shitje të lëndëve narkotike.Në pranga ka përfunduar E.F. 16-vjeç , banues në Lezhë.
Policia thotë se “ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave”.
Gjithashtu është arrestuar Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë. Me vendim Nr. 113 datë 04.04.2018 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

