Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:59 Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia Trajneri i Kombëtares, Maran, është shfaqur i kënaqur në konferencën për shtyp pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, duke vlerësuar jo vetëm rezultatin, por edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jemi kazan produktesh të skaduara? Tedi Blushi jep zgjidhjen e PL për sigurinë ushqimore

Aktualitet E premte, 16 Janar 2026 15:26
Jemi kazan produktesh të skaduara? Tedi Blushi jep zgjidhjen e PL për sigurinë ushqimore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Partia së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se Shqipëria është shndërruar në një treg për produkte të kontaminuara dhe të skaduara, duke e cilësuar sigurinë ushqimore si një problem madhor kombëtar. Sipas Blushit, gjatë 13 viteve në pushtet Rama ka dëmtuar produktin vendas dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë. Ai përmendi hyrjen në treg të produkteve ushqimore të skaduara apo të kontaminuara, nga mishi me salmonelë deri te qumështi pluhur dhe mielli i importuar.

Deklarata e plotë

Siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar për shkak për 13 vite në pushtet, Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë, klientë të pushtetit të tij kriminal, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një kazan mbetjesh për ushqime të kontaminuara dhe të skaduara, nga mishi me salmonelë nga Brazili, te ushqimet e skaduara të Europës e deri te qumështi pluhur e mielli i kontaminuar nga Serbia e Rusia.

Me të gjitha pushtetet të përqendruara në dorën e tij, me çdo inspektoriat nën kontroll absolut, Edi Rama u kujtua sot të flasë për sigurinë ushqimore, kur është pikërisht ai përgjegjësi kryesor për hapjen e doganave ndaj ushqimeve të helmuara, që përfunduan pa asnjë filtër në tryezat e qytetarëve shqiptarë dhe që rritën në një shkallë të madhe sëmundjet tumorale të shkaktuara nga kontaminimet e produkteve ushqimore.

Por dëmet kolosale të Ramës nuk ndalen vetëm te siguria ushqimore dhe shëndeti publik. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për falimentimin e fshatin, shkatërrimin dhe futjen në koma të bujqësisë, të asgjësimit të produktit vendas, uljen pikiadë të eksporteve dhe detyrimin e mijëra fermerëve të braktisin tokën dhe vendin. Shqipëria, nën qeverisjen e tij, është kthyer në koshin e mbeturinave të botës, ku futet gjithçka që Europa refuzon, produkte pa standard, pa kontroll dhe me rrezik serioz për shëndetin publik. Këto produkte kalojnë lirshëm doganat shqiptare, sepse korrupsioni qeveritar me lejen e Edi Ramës i hapi portat helmit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pasojat janë dramatike, jo vetëm rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por edhe goditje e rëndë për eksportet shqiptare, në veçanti për fermerët e ndershëm, që punojnë me standarde dhe sakrifica, por që janë penalizuar padrejtësisht, pasi produktet e tyre nuk arrijnë dot në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e huaja po mbyllen njëra pas tjetrës për produktet shqiptare, si pasojë direkte e mungesës së kontrollit shtetëror dhe abuzimit me kimikatet. Kjo po kompromenton të ardhmen e bujqësisë shqiptare, e cila jo vetëm është e nënfinancuar, por për të tretin vit radhazi ka humbur edhe fondet IPARD 112 milionë euro të ndërprera nga Bashkimi Europian, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit serioz nga drejtësia shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përballë kësaj situate dramatike, zgjidhja e vetme reale është projektligji për sigurinë ushqimore i propozuar nga Partia e Lirisë, i depozituar prej më shumë se një muaji në Kuvend.Ne besojmë se siguria ushqimore nuk është luks, por e drejtë themelore e çdo qytetari dhe një detyrim kushtetues i shtetit shqiptar. Miratimi pa vonesë i këtij projektligji, me nisjen e sesionit parlamentar, është e vetmja zgjidhje e shpejtë dhe efektive për të ndalur këtë krim të përditshëm ndaj shëndetit publik.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 20 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 58 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh

Çdo ditë vonesë është një ditë më shumë rrezik, veçanërisht për fëmijët, të cilët po ushqehen me produkte të kontaminuara. Prandaj, miratimi i projektligjit të Partisë së Lirisë nuk është thjesht një zgjedhje politike, por alternativa e vetme konkrete për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë krizën e sigurisë ushqimore, e cila lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me shëndetin publik, por edhe me sigurinë kombëtare.

Etiketat e lidhura

PLsiguriaushqimore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia
Para 1 minute

Maran i kënaqur: Kjo është Shqipëria që dua, fokusi te Bjellorusia

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 20 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 57 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 58 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.