16 vjedhje në 15 ditë, kapet hajduti shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe 3 bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje. Sipas autoriteteve janë dokumentuar se personat në 15 ditë kanë kryer 16 vjedhje, nga 20 janari deri në 4 shkurt.

Vlera e sendeve të vjedhura kap shifrën e 100 mijë eurove. Banda funksiononte në zonën e Bergamos dhe vjedhjet bëheshin zakonisht  në të njëjtën kohe, veçanërisht në orët e vona të pasdites.

Kriminelët shpesh ngjiteshin në çati dhe me ndihmën e disa mjeteve hynin brenda në shtëpi.

 

SHKARKO APP