17 raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit nga Covid-19

Pas më shumë se dy javëve, në 24 orët e fundit kemi një humbje jete nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, thotë se një 79-vjeçare nga Vlora nuk e ka fituar betejën.

Janë kryer 545 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. ”9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë”. Janë 364 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (11 Prill 2022)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 545
Testime totale 1,787,376
Raste pozitive 274,236
Raste të shëruara 270,378
Raste Aktive 364
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?