17-vjeçari që u arrestua pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, besimtar i devotshëm

Ky është Xhuliano Malo, personi që dyshohet se ishte shkaku ka u vra efektivi i RENEA Ibrahim Bashën ditën e sotme në Lazarat.

Njoftohet se 17-vjeçari Malo është arrestuar nga policia dhe në makinën e tij tip Benz, që po konrtrollohej në momentin e ngjarjes dhe ku janë gjetur armë dhe municione të ndryshme.

Malo dyshohet se ishte ai që qëlloi me plumb në kokë Ibrahim Bashën, i cili humbi jetën, ose një nga 21 personat e tjerë të shpallur në kërkim. Pas arrestimit ai tregoi se grupi i armatosur pak kohë më parë bleu 6 snajper.

Siç shihet në profilin e tij në FB Malo është një besimtar i devotshëm madje aktualisht ishte duke agjëruar për muajin e Ramazanit.

Ndërkohë vazhdon operacioni i 400 trupave në Lazarat për të arrestuar tërë grupin e armatosur, që qëlloi ndaj  policisë.

SHKARKO APP