17-vjeçari shpëtoi nga lavatriçja, ja gjendja e Ramë Lalës

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la 51 viktima por nga rrënojat dolën edhe të gjallë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në Neës24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë Lalës, të vetmit të mbijetuar nga familja Lala në Durrës, që u shua nën rrënojat e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

E ftuar në studio, ministrja Manastirliu deklaroi se fatmirësisht 17-vjeçari Ramë Lala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas saj, i riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe i duhet kohë për t’u rikuperuar, por gjendja e tij është e stabilizuar.

“Ramë Lala është shumë mirë, ka superuar çdo lloj rreziku. Kam marrë informacion të përditshëm, gjendja e tij është e stabilizuar. Ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe duhet kohë për t’u rikuperuar. Gjendja e djalit është nën monitorim. Nuk kemi pasur rast tjetër të komplikuar për ta çuar jashtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?