17-vjeçarja i jep fund jetës, prindërit e gjejnë të varur në pemë
E tmerruar është gdhirë këtë mëngjes një familje në fshatin Stan Karbunarë në Lushnje, ku vajza 17 vjeçare e familjes ka varur veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të ditës së sotme. 17 vjeçarja me incialet T.G. është gjetur pa jetë nga familjarët.
Ajo është varur në një pemë, në oborrin e shtëpisë së saj. Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në datën 14.06.2018, rreth orës 05:35, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnje, është gjetur nga familjarët dhe ka gjetur vdekjen e vetëvarur në një peme në oborrin e banesës shtetësja T.G, 17 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”
KOHA JONË SONDAZH

