17-vjeçarja shqiptare var veten pasi u nda nga i dashuri

Pasditen e 16 Janarit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi, teksa një studente 17-vjeçare, është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë shqiptare dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edessë dhe mjekët që bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza e ndjerë tashmë, u deklarua e vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë greke, e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.

Mediat greke, raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare, i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia.

Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?