“17-vjeçarja u vetëvra nga varfëria”, ministri i Brendshëm i përgjigjet deputetit demokrat: Mos bëj politikë me drama familjare!

Ministri Ervin Hoxha, në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat Asllan Dogjani në lidhje me vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër, u shpreh se po bëhet politikë me një dramë familjare.

Një 17-vjeçare në Gjirokastër u vetëvar, sepse bullizohej nga shokët e shoqet e klasës. 17-vjeçaren e vrau Edi Rama se e la të varfër, sepse e la të pamundur të vishte një fustan, e vrau shteti se nuk kishte mundësi të vishej si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Mendoni se çfarë dhimbje kanë prindërit e kësaj 17-vjeçareje sepse psikologët e shkollës nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë ngjarje të rëndë. Nuk bëtë gjë as për 14-vjeçarin Martin Canin, duke lënë prindërit në dhimbje të madhe“, tha Dogjani.

Në përgjigjen e tij, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë jam këtu t’u përgjigjem pyetjeve mbi rolin e policisë dhe rolin tim si ministër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rendi publik është në vëmendjen maksimale të qeverisë dhe ministrisë, por ta garantosh nuk është e thjeshtë, ndaj Ministria e Brendshme ka punuar në drejtime të ndryshme: Përmirësime ligjore, zgjerimin bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike.
Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë.
Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama.
Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?