1700 kg drogë e kapur në operacionin Shqipëri-Greqi, policia: Sasia më e madhe e kapur ndonjëherë
Aktualitet E Martë, 1 Tetor 2019 10:39
Pas 7 ditësh aksion nga deti dhe toka për kapjen e dy gomoneve që çoi në arrestimin e 4 skafistëve (3 shqiptarë dhe 1 italian), policia greke ka peshuar drogën.
Bëhet fjalë për një sasi prej 1700 kg lëndë narkotike. Droga ishte fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit, në brendësi të një shpelle.
Sipas mediave greke, kjo është sasia me e madhe e kapur ndonjëherë ne një operacion te vetëm te trafikut te droges Shqiperi-Greqi.
KOHA JONË SONDAZH

