178 vajza dhe gra të tjera rrezikojnë fatin e Arielës
Vrasja e 21-vjeçares Ariela Murataj, të dielën e kaluar tronditi thellë opinionin publik. Ajo u vra mizorisht nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, i cili prej së dielës po lufon me jetën. Për të mjekët nuk japin shumë shpresë, pasi thonë se mbahet në jetë përmes aparaturave.
Ky ishte vetëm rasti më fatal ku përndjekja përfundoi në një akt vërtet të rëndë. Kjo pasi vetëm në Tiranë në kuadrin e një viti rezultojnë 178 vajza e gra që përndiqen.
Sipas Tv Klan, Policia e Tiranës ka konfirmuar se nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.
Për psikologët denoncimi i dhunës, apo edhe përndjekjes nga femrat, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë dhe minimizimin e këtyre rasteve. Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

