18 plumba trondisin kryeqytetin shqiptar, qëllohet një person sapo del nga berberi
Një atentat me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin e Kosovës mesditën e djeshme. Është bërë me dije se në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të çon në Gërmi, janë shtirë 18 plumba ndaj një personi.
Rezulton se shënjestër e këtij atentati ishte Ruzhdi Ramadani, i cili është qëlluar sapo ka dalë nga berberi.
Sipas berberit Ali Preniqi, i cili ishte edhe dëshmitar në vendngjarje, një person e qëlloi me armë zjarri.
Banorët e zonës kanë mbetur të tmerruar kur kanë dëgjuar të shtënat.
Të shtëna janë dëgjuar edhe të hënën në Prishtinë në lagjen “Tophane”, aty mbeti i plagosur një person.
KOHA JONË SONDAZH

