18 të arrestuar për vjedhje energjie, ndërtim pa leje dhe prerje të pyjeve

18 persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës përgjatë javës që lamë pas për vjedhje energjie, ndërtim pa leje dhe prerje të pyjeve.

Në njoftimin për media të policisë së shtetit mësohet se për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 75 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.

Janë kryer 2.765 kontrolle në terren dhe gjatë kontrolleve janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 43 autorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga këta, 12 autorë janë arrestuar në flagrancë, 4 autorë janë shpallur në kërkim dhe 27 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 28 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 23 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 autor është shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin vijon operacioni “Roja i Gjelbër”, ku gjatë javës që kaloi në të gjithë vendin janë evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 6 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Policia e Shtetit nënvizon se do të vijojë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme edhe në javët në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?