18 vjeçari në gjyq, i heshtur, frikë nga nëna e Fabio Hilës

Vrasja në qendër të Pogradecit, ku la të vdekur 18 vjecarin Fabio Hila, nga bashkëmoshatari, i cili sot ka marrë dhe masën e sigurisë. Gjykata e Korçës, nën masa të rrepta sigurie, e njohu Fabian Muçllari me masën “arrsest me burg”, si vrasës të Hilës, pas sherrit për një vajzë.

Burime nga Gjykata kanë pohuar se ai u shoqërua nga forca të shumta policie pasi nëna e viktimës Fabio Hila deklaroi publikisht se do të hakmerrej ndaj vrasësit të djalit të vetëm të saj në rast se ai do të lirohej nga gjykata si minoren apo si i sëmurë mendor.

“Vrasësi mbetet vrasës”, shkroi ajo në rrjetet sociale, me besimin se drejtësia do të gjykonte si duhej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën gjyqësore, Fabian Muçllari ka qëndruar në heshtje dhe i pranishëm aty ka qenë një person, babai i tij dhe asnjë familjar tjetër apo i afërm, i cili dëgjonte duke mbajtur kokën me duar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?