18-vjeçari nga Tirana shpallet njeriu më i fortë në Shqipëri
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 16:21
Rei Lleshi, një 18-vjeçar nga Tirana është shpallur njeriu më i fortë në Shqipëri.
Ai u shpall fitues në kampionatin e forcës në Kategorinë e të rinjve.
Në një intervistë për “Top Channel” Lleshi deklaroi se pesha maksimale që ai ka ngritur është 250-260 kg.
Ai tregon:
Pesha maksimale që kam ngritur ndonjëherë është 250-260, në kampionat kapa 600 kg në total në tre ushtrime shtag shtri, skuot dhe një tjetër ushtrim. Dita ime nis me 6 vezë në mëngjes të bardha sepse kanë më shumë proteinë, energji. Vaktet e tjera çdo dy orë ku mishi, fileto e pulës përfshihet në të 5 vaktet. Kostoja ditore shkon tek 30-40 mijë lek të vjetra.”
Ëndrra e të riut nga Tirana është të jetë pjesë e sportit Strongs Men, ose siç njihen ndryshe si sporti i meshkujve më të fuqishëm të botës.
Rei shprehet:
Mund të futem për Strong Men tek njerëzit me të fuqishëm, tërheqje kamionësh, goma, gurë shumë të rëndë. Peshat kanë rrezikun e vet, por duhet sa më shumë kujdes dhe teknikë. Unë 24 orë të ditës ia përkushtoj këtij sporti”.

KOHA JONË SONDAZH

