18-vjeçari nuk e fitoi betejën me Covid-19, shoku: Jemi të shokuar, ai e donte jetën

E hëna rezultoi ditë e rëndë sa i takon situatës nga Covid-19. Një 18-vjeçar nga Elbasani që ishte shtruar tek spitali Covid 2 (Shefqet Ndroqi) nuk e ka fituar betejën me Covid-19. I ndjeri ishte shtruar aty prej një jave së bashku me prindërit, dhe mësohet se shkoi në spital me mushkëri 100% të prekur. Po ashtu mësohet se i riu nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live”, shoku i tij i fëmijërisë, Xhuliano Mata tregoi më shumë për të riun.

Si e more vesh lajmin?

Kam qenë në shkollë në orë të dytë të tretë dhe na erdhi një lajm i pakonfirmuar. Thjesht që Qamili ka ndërruar jetë, kemi ngelur të shokuar, pa fjalë, se ai ka qenë njeri pozitiv pa asnjë sëmundje. Në fillim nuk e besuam. Unë e kam pasur shok fëmijërie, ka jetuar në Memaliaj dhe më pas u largua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si e more vesh që ishte i infektuar me Covid-19?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kishte shumë qejf kuzhinën, si pasion dhe punonte kur kishte kohë të lirë, donte të ishte dikush për më vonë. Ai vazhdoi një shkollë profesionale, donte punën, donte jetën. Babai i tij ishte në intubim.

Kur ke komunikuar për herë të fundit me të?

Komunikova para 10 ditësh para se të prekej. Na ka ardhur e papritur në fillim që nga karantinimi sepse jemi dhe në moshë të re. Ai ishte tip energjik, nuk i trembej diçkaje, nuk e mendonim shumë se do të prekeshim, ai mendonte për familjen për babanë, nënën. Familja e tyre përbëhet nga dy vëllezër dhe një motër më të mëdha se ai, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, veç babait.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?