18-vjeçarja sajon rrëmbimin: Babi, paguaj 400 mijë euro se do të më vrasin!

 

Duket si një film hollivudian, por është ngjarje e vërtetë dhe ka ndodhur në zemër të Tiranës.

Një 18 vjeçare me iniciale N.Ç në bashkëpunim me dy miqtë e saj K.Gj dhe O.H kanë organizuar një skemë rrëmbimi duke i kërkuar babait të saj, L.Ç shumën prej 400 mijë eurosh.Me anë të një telefonate dy miqtë e vajzës kanë kërcënuar babain e N..Ç se nëse nuk do të paguante 400 mijë euro nuk do ta shihte më vajzën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babai ka rrëfyer në polici se rreth mesnatës ka marrë një telefonatë anonime dhe ka dëgjuar zërin e vajzës së saj se është marrë peng, dhe po kërcënohet me forcën e armës. Ndërsa njëri nga rrëmbyesit i ka thënë se nëse nuk do të dorëzojë 400 mijë euro atëherë nuk do ta shohë vajzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë mbas marrjes së denoncimit policia është vënë lëvizje, ku është bërë dhe zbulimi i madh se e gjithë ngjarja ishte një trillim nga ana e vajzës.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga 18-vjeçaren dhe dy miqtë e saj me akuzën “mashtrim në Bashkëpunim”(Express).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?