18 zonat ku do të rindërtohet pas tërmetit, mister kriteret

Janë 17 mijë qytetarë të zhvendosur dhe duhet të ndërtohen 11,490 banesa të shkatërruara plotësisht, ose të kthyera në të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Qeveria e ka menduar rindërtimin në lagje të reja dhe u ka kërkuar të 11 bashkive të prekura të dërgojnë pranë Ministrisë për Rindërtimin propozimet e tyre për tokat shtetërore ku do të rindërtohet.

Ministria për Rindërtimin njoftoi zonat e para të caktuara për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti, ose te deklaruara të pabanueshme. Nga këto zona, nëntë janë në Tiranë, përkatësisht një në Kombinat, “një në zonën “5 Maji” dhe një në Universitetin Bujqësor, ndërsa pesë janë në ish-komunat Baldushk, Ndroq, Peze, Vaqarr dhe Zall-Herr. Durrësi ka pësuar dëmet më të mëdha nga tërmeti dhe në këtë bashki është shpallur vetëm një zonë ndërtimi e cila ndodhet në Shkozet, pranë ish-Uzinës Mekanike Bujqësore. Zonat e tjera të përzgjedhura ndodhen në Bubq dhe Fushë-Krujë, Kavajë, Laç dhe në Vorë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara në bashkitë e dëmtuara, si dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike. Përjashtim bën vetëm Tirana, ku njësi zbatuese do të jetë vete bashkia. Nuk dihen kriteret e përzgjedhjes së disa prej zonave të propozuara nga të 11 bashkitë e dëmtuara. Nuk dihet sa të përshtatshme janë ato për të afruar banorët e shpërngulur me vendet e tyre të punës, si dhe fëmijët me kopshtet dhe shkollat ku shkonin përpara tërmetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?