180 mijë punëkërkues. Shumë festë, pak protestë
Vetëm në Shqipëri, 1 maj është temë debati për të thënë nëse është: Protestë apo festë. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Shqipëri numërohen mbi 180 mijë punëkërkues të papunë, e megjithatë në kryeqendrën e saj, në Tiranë shumë pak protestuan.
Organizata politike ishte nga të vetmet që zhvilloi dy aktivitete. Protesta e parë nisi në orën 9:00 të mëngjesit përpara Ministrisë së Energjetikës, për të denoncuar fenomenin e vdekjeve në miniera. Protesta e dytë u shpërngul në sheshin Garibaldi, në zonën e Kombinatit, për të kërkuar të drejtat e mohuara në punë, nga punëtorët e fasonerive.
Megjithëse një tentativë për t’ju bashkuar protestave të qytetarëve në vendet e zhvilluara, pjesëmarrja në protestat simbolike të Tiranës ishte tepër e vogël. Edhe këtë 1 maj, pjesa më e madhe e madhe zgjodhi të pushojë në Liqenin e Tiranës.
Kurse në Paris ndodhi kjo!

KOHA JONË SONDAZH

