FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori holandez pritet në takim nga Klodjan Braho: Përkrahje për SPAK-un dhe sundimin e ligjit

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos zhvilloi këtë të enjte një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe për arritjet e institucionit deri më tani, njoftoi sot ambasada e Holandës në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada holandeze thekson se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të fortë dypalësh, Holanda riafirmon përkrahjen e saj për SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Klodjan Braho u zgjodh kreu i SPAK-ut më 11 dhjetor teksa mori 7 vota nga anëtarët e KLP. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin. Braho mori zyrtarisht detyrën më 22 dhjetor si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?