
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar se gjatë protestës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 36 pacientë, nga të cilët:
* 12 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
•14 protestues, 3 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
•6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
•4 kalimtarë
Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:
* 8 efektivë policie
* Një protestues
* Një punonjës sigurie
•Një deputet
Aktualisht, të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut.