19 banesa të rrezikuara në Shijak, kryebashkiaku: Kemi marr masat, janë evakuuar disa banorë
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit ka shkaktuar shumë probleme në zonën e Shijakut.
Për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Erzenit 19 banesa janë të rrezikuara.
Ndërkohë Kryetar i Bashkisë së Shijaku, Elton Arbana në një prononcim për ABC bën me dije se pas marrjes së informacionit për vijimin e reshjeve të shiut janë marrë të gjithë masat e nevojshme dhe është bërë evakuimi i disa banorëve të rrezikuar.
“Në informacionet e IGJEUM bashkia ka marrë të gjithë masat ka ngritur argjinaturën e lumin dhe është bërë evakuimi i disa banorëve, të cilët ndodheshin dhe më të rrezikuara. Janë 19 familje në total që janë të rrezikuara nga vërshimi i ujërave, por i kemi marrë të gjithë masat e nevojshme dhe banorët janë të njoftuar në lidhje me këtë problematike, ne jemi këtu dhe jemi në mbështetje të banorëve deri në pastrimin e plotë të zonës. Bashkia ka një projekt për ngritjen e argjinaturës së lumit Erzen për të shmangur dhe përmbytjen dhe shumë shpejt do ti prezantohet ministrisë së Bujqësisë për të shmangur dhe këto problematika”, ka thënë ai. /abcnews.al