19-vjeçari me 5 gjoba në pak muaj, shefi i qarkullimit rrugor: Ligji s’parashikon heqje patente

Shoferi Klevis Ruçaj, 19-vjeç, pasagjeret Eriselda Abedini, 22-vjeçe dhe Sikela Përroi, 23-vjeçe, humbën jetën pasi mjeti theu barrierat në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka ra nga mbikalimi.

A mund të ishte shmangur ky aksident, duke marrë parasysh që 19-vjeçari kishte vetëm një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë, e në këtë hark kohor ishte gjobitur disa herë për shpejtësi, përdorim celulari apo shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor?

Taulant Gjoka, shefi i sigurisë së trafikut në Tiranë, u shpreh se për shkeljet që ka kryer viktima, është gjobitur, por ligji nuk parashikon heqjen e patentës. ”Në lidhje me 5 rastet e ndëshkimit për shkeljet e qarkullimit, ligji parashikon vetëm masa administrative, dhe jo masë plotësuese si pezullimi i lejes së drejtimit”, tha ai.

SHKARKO APP