FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kë shigjeton në PS, deputeti Erion Braçe?

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar me denoncimet e tij për gjendjen problematike të inerteve, mbetjeve në rrugë që kanë bllokuar edhe trotuaret.

Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjete sociale, Braçe bën thirrje për më shumë përgjegjësi. Përveç kësaj Braçe duket se ka edhe një mesazh të qartë edhe për të vetët duke thënë se ‘ndërsa mbahen mbledhje për rigjenerimin e PS, situata që shfaqet dhe përballen qytetarët në realitet është e turpshme.

“Pasi dëgjova një fjalim të gjatë 45 minuta për rëndësinë e rigjenerimit të PS erdha këtu në lagje , rrugë kryesore në Komunën e Parisit. Kam nja 3-4 muaj që merrem me këtë grumbullin e tmerrshëm të inerteve që është këtu. Nuk di, do vijë njeri sepse trotuari është bllokuar totalisht. Kjo historia me mbledhje që zgjasin e stërzgjasin ndërkohë që njerëzit duan gjëra të thjeshta e konkrete, nuk ka kuptim. Hajdeni dhe pastroni”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në Facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

TIRANA/5 sa

NE TERRITOR, SI DEPUTETI I 5ses

A KA MUNDESI MOR ZOT TE VINI E TE PASTRONI KETO INERTE QE KANE TRE MUAJ KETU E VEC SHTOHEN?

Eee si thoni? A VINI TI PASTRONI?

Eshte rruga hyrese e dalese nga perendimi i KOMUNES SE PARISIT!

Kalojne qindra mije njerez ne dite ketu!

Eshte tuuuuuuurp!

Dhe mos me thoni “ngele rrugeve” se deputeti nuk eshte tangerlkik, po eshte puuuneeee!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?