19 vjeçarja franceze rreh me grushta 20 vjeçaren shqiptare në Rinas
Dy femra janë rrahur fizikisht midis tyre në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa po procedohet një shtetase franceze 19 vjeçare, e cila sipas policisë ka dhunuar fizikisht në ambientet e terminalit një shtetase shqiptare, 20 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen franceze H.D vjeç 19 banuese në Francë, pasi dyshohet se në PKK Rinas, në ambientet e terminalit të aeroportit është konfliktuar fizikisht me shtetasen shqiptare K.D vjeç 20, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Rinas.
KOHA JONË SONDAZH

