19-vjeçarja grabit familjen, paratë ja jep të dashurit

Një 19-vjeçare nga Kamza ka vjedhur lekët e familjes së saj, duke ia dhënë të dashurit dy vjet më të madh. Përveç se ka kryer aktin e dënueshëm, ajo ka denoncuar rastin sikur i janë vjedhur paratë.

Megjithatë, i riu i ka kthyer paratë, ndërsa vajza është ndjekur penalisht për kallëzim të rremë. Nuk dihet shuma konkrete e parave që 19-vjeçarja me iniciale D.P, ka marrë në shtëpinë e saj në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.P, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë në lidhje më vjedhjen e një shumë lekësh, të cilat ja ka dhënë shtetasit (të dashurit) pa dijeninë e familjes, shtetasit N.K, vjeç 21, banues në Kamzë, i cili i ka dorëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?