19 vjeçarja vjen nga Greqia për pushime dhe përdhunohet nga 48 vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës, ku një adoleshente me iniciale E.S., e sapombërritur nga Greqia, dyshohet së është përdhunuar nga një bashkëfshatari i saj. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin Kristaq Barka, 48 ¬vjeç, banor i Gjirokastrës, lindur në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vajza kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia, së bashku me familjen e saj, në pritje për t’u rikthyer aty ku jeton në shtetin helen. Historia nuk është treguar fillimisht nga vajza, sepse prindërit e saj nuk ndodheshin në shtëpi, por kishin shkuar për vizitë te disa të afërmit e tyre në një fshat tjetër. E reja pasi është përdhunuar, e ka mbajtur sekret ngjarjen jo më shumë se një ditë dhe më pas ia ka treguar gjithçka prindërve. Të alarmuar, prindërit e adoleshentes kanë denoncuar këtë rast në policinë e Gjirokastrës, e cila brenda pak orësh ka arritur të prangosë të dyshuarin si përdhunues të 19-vjeçares. Ditën e djeshme, adoleshentja guxoi të tregojë detajet nga përdhunimi i kryer në dëm të saj, përpara grupit hetimor. Rreth 3 ditë më parë, ajo është gjendur e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Bodrishtë dhe nuk ka rezistuar dot përballë agresionit seksual të 48-¬vjeçarit, Barka. Ky i fundit ka vëzhguar gjatë ditëve të fundit, lëvizjet e adoleshentes nëpër zonë dhe ka gjetur momentin që e reja të ishte vetëm në banesë. Kristaq Barka njihet si një person problematik në komunitetin e fshatit, ku dyshohet se edhe në të kaluarën e tij ka pasur histori të ngjashme që lidhen me abuzimin seksual, por që nuk është provuar nga policia, gjë e cila ka bërë që ai të lihet i lire për mungesë provash.
Rrëfimi në polici i adoleshentes
Ishin prindërit e adoleshentes 19-vjeçare, ata të cilët bënë denoncimin në drejtorinë e policisë së Qarkut Gjirokastër, për një përdhunim të kryer nga bashkëfshatari i tyre Kristaq Barka. Sipas prindërve, vajza ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike pas përdhunimit të ndodhur rreth 3 ditë më parë. E abuzuara E.S., sapo kishte mbaruar liceun e Athinës dhe kishte ardhur për pushimet e gushtit në vendlindje, së bashku me familjarët e saj. Nga ana tjetër, përpara grupit hetimor, vajza ka treguar edhe mënyrën se si kishte hyrë brenda banesës Kristaq Karka, si kishte mbyllur derën kryesore dhe derën e dhomës ku dyshohet se ndodhi përdhunimi. “Unë isha vetëm në shtëpi, sepse prindërit kishin shkuar për vizitë te disa të afërm që ndodheshin në një fshat tjetër. Po bëja punët e shtëpisë dhe nuk e dija se brenda banesës ndodhej një person i huaj. U tremba shumë dhe i kërkova që të mos më bënte gjë, ndërsa ia mbylli derën kryesore me çelës dhe më pas abuzoi me mua. Pasi iku nga shtëpia, më kërkoi që të mos i tregoja njeriu”, rrëfen 19-vjeçarja. Në fund ajo shpjegon edhe arsyen se përse nuk kishte njoftuar menjëherë prindërit, por kishte pritur deri sa ato të ktheheshin në banesë. Sipas adoleshentes, ajo nuk donte që t’i njoftonte prindërit e saj me anë të telefonit, sepse gjendja do të agravohej më tej dhe për këtë arsye e reja ia tregoi të gjithë ngjarjen sapo ato u kthyen në shtëpi se, 48- vjeçari Barka kishte abuzuar seksualisht me të.(Express)
KOHA JONË SONDAZH

