2.2 ton kokainë në Peru, zbulohen shqiptarët e njohur si “Mjekroshi” dhe “Qerosi”

Policia e Perusë sekuestroi dy ditë më parë 2.2 ton kokainë, që do të dërgohej nga porti i Limës në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ku në pranga ranë shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhër-arreste ndaj dy shqiptarëve.

Fjala është për dy shtetas, të cilët kishin shkuar në Peru me qëllim financimin dhe koordinim e dërgimit të kokainës që do të kishte si destinacion Holandën.

Malo Franc dhe Meta Gentjan, të njohur si “Mjekroshi” dhe “Qerosi. Ata kishin hyrë përmes Ekuadorit në Peru, duke u paraqitur si turistë, për të nisur negociatat për dërgimin e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?