2-3 deputetë ndjekin agjendën Basha-Rama, për kë e ka Edi Paloka?
Deputeti demokrat Edi Paloka, pas mbledhjes së gurpit parlamentar të PD, tha se janë 2-3 deputetë që ndjekin agjendën Basha-Rama. Për të pjesa tjetër e grupit kërkojnë bashkim dhe normalizim të punës të PD-së. Për Enkelejd Alibeajn, thotë se kanë pranuar si kryetar grupi, për të mos krijuar klime përçarëse.
“Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi, sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Në statutin e PD-së, është e qartë që vendi i kryetarit është paralel me atë të nënkryetarit.
Ne e kemi pranuar si kryetar grupi për të mos krijuar klimë përçarëse. Jemi ne ata që kemi bërë thirrje për bashkim. E kemi pranuar atë për këtë arsye.
Për të mos filluar përçarje të PD-së, por për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Basha dhe ata që i shkonin dhe për fat të keq, po i shkojnë ende mbrapa. PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit”.