2.8 miliardë lekë më shumë në buxhetin e Mbrojtjes

Gjatë vitit 2020 buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes rritet me 2.8 miliardë lekë, në krahasim me vitin 2019 duke arritur nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 1.34%.

Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022. Përmes këtij buxheti synohet më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit.

Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura. Fondi për modernizimin e Forcave të Armatosura, llogaritet 36 milionë euro, për misionet ndërkombëtare është parashikuar në buxhet një fond prej 8.2 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?