2.840 shqiptarë kanë kërkuar azil për 3 muaj në Angli
Largimi i shqiptarëve nga vendi nuk e ndalon as pandemia. 2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.
Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga Instituti Britanik i Statistikave, për personat e kthyer nga Britania në Shqipëri: 1,222 shqiptarë që hynë në port ilegalisht, u kthyen nga Britania në vitin 2020. Vendi ynë u rendit i dyti pas Brazilit në 1245.
Në mesin e 561 shqiptarëve në procesin e kërkimit të azilit që u kthyen në vitin 2020, 238 prej tyre u kthyen vullnetarisht, ndërsa të tjerët u detyruan.