2 aksidentet me vdekje në Tiranë, arrestohen dy shoferët
Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga Policia në lidhje me dy aksidente të ndryshme me vdekje që kanë ndodhur në Tiranë gjatë ditëve të fundit.
Në rastin e parë bëhet fjalë për aksidentit e datës 16 Qershor në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet u përplas me bordurën anësore e për pasojë humbi jetën një 35-vjeçar.
Policia bën të ditur se ka arrestuar shoferin e mjetit, E.Hasanllari 34 vjeç. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë që më pas solli edhe humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me bordurën anësore.
Ndërsa në rastin e dytë bëhet fjalë për aksidentin në afërsi të TEG-ut më datë 18 Qershor, kur një motor përplasi për vdekje këmbësorin 82-vjeçar me iniciale E.K.
Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e motorit, K.L. 33 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

