2 miliard lekë për blerjen e vaksinave anticovid – Ndryshon buxheti, Denaj: Do blejmë 2.2 milion doza

Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit,  që parashikon shtesën e fondit rezervë me një vlerë prej 2 mld lekë, që do të përdoren për blerjen e vaksinave anticovid. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se ky fond do të përdoret për blerjen e 2.2 mln dozave vaksinë, që së bashku me dozat e siguruara deri më tani  mjaftojnë për të vaksinimin me të dyja dozat të 2.2 mln shqiptarëve.

Ndërkaq, paralelisht me ndryshimet në buxhet u miratuan edhe 2 akte normativë, që sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu synojnë sigurimin e një numri më të madh të dozave të vaksinës kineze Coronvac.

Manastirliu tha se pritet mbërritja e vaksinave të tjera, bazuar në marrëveshjet direkte që shteti shqiptar ka lidhur me Pfizer, Sputnik V dhe distributorin turk të Sinovac, si dhe përmes mekanizmit COVAX dhe mekanizmit që do të aplikohet nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

SHKARKO APP