Shifra arrin në 2 milionë e 400 mijë të prekur nga COVID-19. 165 mijë të vdekur në botë. Shqipëria pak testime
Bota vazhdon nën “pushtetin ” e virusit COVID-19.
Koronavirusi po përmbyll edhe muajin 4-t me përhapjen e tij intensive nga Kina në fillim të janarit dhe tashmë në çdo cep të botës.
Deri tani janë infektuar 2 milionë e 400 mijë persona nga të cilët 624 mijë e kanë fituar luftën duke u shëruar, kurse 165 mijë kanë humbur jetën.
SHBA kryeson sa i përket viktimave dhe të infektuave me 41 mijë të vdekur dhe 770 mijë raste me COVID- 19. Në Europë, Spanja i ka marrë stafetën Italisë teksa vendi iberik renditet i dyti për numrin e të infektuarve në botë.
Sa i përket viktimave Italia vjen e dyta pas SHBA kurse Gjermania mban kryesimin si vendi me më shumë të shëruar me 84 mijë të tillë nga 145 mijë që janë infektuar nga COVID-19.
Ndërkohë raporti aktual për situatën nga CoVid-19 për disa shtete është si në vijim:
Spanjë: Të infektuar 198.674 dhe 20.453 viktima
Itali: 178.972 dhe 23.660 viktima
Francë: 152.894 dhe 19.718 viktima
Gjermani: 145.742 dhe 4642 viktima
Britani: 120.067 të infektuar dhe 16.060 viktima
Turqi: 86.306 të infektuar dhe 2017 viktima
Kinë: 82.747 të infektuar dhe 4632 viktima
Iran: 82.211 të infektuar dhe 5118 viktima
Rusi: 42.853 të infektuar dhe 361 viktima
Ndërkohë në Shqipëri vazhdon beteja, por shumë pak testime.