2 persona të arrestuar për sulmet terroriste në Bruksel

Dy persona janë arrestuar nga policia belge, e cila aktualisht ka zbuluar nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe momentin e një prej shpërthimeve në aeroport, kur një prej terroristëve ka aktivizuar ekspozivin që kishte në turp.

Arrestimet janë bërë jashtë stacionit të trenit në veri të kryeqyeteti belg, rreth 1.6 km nga metroja e Maelbeek.

Përsa i përket kamerave të sigurisë, çdo cep i aeroportit ka qenë mbuluar prej tyre, duke përfshirë dhe departamentit e hyrjeve, ku humbën jetën 13 persona dhe 35 mbetën të plagosur.

Informacione nga burime të besueshme thonë se tashmë nga pamjet e kamerave është gjetur video e një prej terroristëve në momentin që aktivizon një prej tre bombave, në aeroport.

Ndërkohë kamerat e sigurisë në stacionin Mealbeek, po përdoren për të gjetur dhëna për momentin e shpërthimit, ku gjetën vdekjen 55 njerëz  dhe u plagosën qindra të tjerë, vetëm 79 minuta më vonë.

Policia gjithashtu po kërkon pamjet e disa orë më parë, për të gjetur kush fshihet pas këtyre sulmeve.

SHKARKO APP