Ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama takim me ministrat pas betimit: Sot në tryezën e qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë me kabinetin e ri qeverisës këtë të premte, pas betimit të ministrave në Presidencë mëngjesin e sotëm. 7 ministra të kabinetit qeveritar ”Rama 4” u betuan këtë të premte para Presidentit të Republikës.

Ministrat vendosën dorën mbi Kushtetutë, hapi i fundit procedural që u jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Belinda Balluku iku nga të dyja pozicionet në Këshillin e Ministrave, ku atë të zv/kryeministres që e mori Albana Koçiu, ndërsa Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë bëhet Enea Karanaçi.

Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali u larguan nga qeveria, ku Ministrinë e Mbrojtjes e mori Erman Nufi ndërsa Punët e Jashtme diplomati Ferit Hoxha. Pjesë të ndryshimeve qeveritare ishin edhe rokadat e brendshme kur Besfort Lamallari i dorëzoi Toni Gogut Ministrinë e Drejtësisë për të marrë Ministrinë e Brendshme. Ndërsa Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin do ta drejtojë Erjona Ismalili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?