2 viktima dhe 947 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dy pacientë të prekur. ”Një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç”,-informon Ministria e Shëndetësisë. Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 947 qytetarë.

”424 në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë”.

Janë 4,777 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 26 pacientë. Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 947
Të shëruar në 24 orë 403
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2103
Testime totale 1,858,859
Raste pozitive 284,758
Raste të shëruara 276,473
Raste Aktive 4,777
Humbje jete 3,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,027
Fier 379
Durrës 279
Vlorë 252
Shkodër 250
Berat 134
Lezhë 129
Gjirokastër 119
Elbasan 104
Korçë 58
Dibër 34
Kukës 12

SHKARKO APP